AKTUALITET /

Ndërtimet pa leje shkaktojnë “furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Proda ka pezulluar nga detyra shefin e stacionit policor të Thethit duke thënë se ai nuk e meriton të veshë uniformën e policisë.

Shkruar nga Versus
Ndërtimet pa leje shkaktojnë “furtunë” në
Fotomontazh: Në mes kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, anash shefi i komisariatit Shkodër Nik Nikollaj dhe drejtori i shkarkuar Fatmir Lleshaj

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, ka sjellë pasoja edhe në policinë e Shkodrës ku janë shkarkuar drejtuesit e drejtorisë vendore. Nëpërmjet një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ilir Proda bëri me dije se Fatmir Lleshaj është shkarkuar nga detyra e tij si drejtor i policisë vendore të Shkodrës dhe në vend të tij komandohet Gentian Berberi. 

Gjithashtu është shkarkuar nga detyra edhe Nik Nikollaj, shefi i komisariatit të Shkodrës. Të dy këta të fundit, ishin emëruar së fundmi në detyrë.

Ndërtimet pa leje shkaktojnë “furtunë” në
Fatmir Lleshaj
Ndërtimet pa leje shkaktojnë “furtunë” në
Nik Nikollaj

Proda bëri me dije gjithashtu se është pezulluar nga detyra shefi i stacionit policor të Thethit dhe ka nisur një hetim disiplinor ndaj tij.

“Nuk e meriton të veshë uniformën e policisë”- është shprehur Proda për të mes të tjerash.

Lleshaj u prezantua në detyrën si shef i policisë vendore të Shkodrës vetëm 7 muaj më parë pas përzgjedhjes me juri gjatë një procesi kandidimi mes disa personash. Po ashtu edhe Nik Nikollaj ishte mes emrave të 48 shefave të emëruar nga Ilir Proda në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithë këto lëvizje në kupolën drejtuesve vijnë si pasojë e shkeljeve të gjetura me ndërtimet pa leje të cilat duket sikur “papritmas” kanë mbirë në sipërfaqe të ndryshme të territorit. I gjithë aksioni nisi pasi kryeministri Edi Rama bëri thirrje për lirimin e hapësirave publike dhe spastrimin nga ndërtimet pa leje në të gjithë territorin. Versus.al   

Poll