AKTUALITET /

Në magazinën e “Era Fruit” nga ku dolën 8 tonë domate të kontaminuara për në Kroaci, sekuestrohen tonelata me perime, dërgohen për analizë

Pas arrestimit të Qorrit dhe dy inspektorëve të AKU-së në Berat, Policia ka kontrolluar magazinën e tregtarit, duke gjetur sasi të konsiderueshme perimesh të ndryshme, të cilat dyshohet se janë kontaminuar me këtë preparat.

Shkruar nga Versus

Në magazinën e “Era Fruit” nga ku dolën 8 tonë

Një tjetër sasi rekord me perime  kryesisht kastraveca, speca dhe domate është sekuestruar nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë së Beratit në magazinën e 'Era Fruit' në pronësi të Mariglen Qorrit.

Ky i fundit dyshohet se ka tregtuar jashtë vendit, në Kroaci, domatet e kontaminuara me pesticide mbi normat e lejuara, ku analizat treguan se niveli i “Chlorfenapyr” ishte 0.06 mg/kg, ndërsa norma e lejuar është 0.01 mg/kg.

Pas arrestimit të Qorrit dhe dy inspektorëve të AKU-së në Berat, Policia ka kontrolluar magazinën e tregtarit, duke gjetur sasi të konsiderueshme perimesh të ndryshme, të cilat dyshohet se janë kontaminuar me këtë preparat.

Në magazinën e “Era Fruit” nga ku dolën 8 tonë

Sipas Policisë, nga sasia e sekuestruar e perimeve të ndryshme janë marrë mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të përmbajnë nivele të larta të preparateve kimike.

Ndërkohë, për pronarin e kompanisë së tregtimit të perimeve në Berat dhe dy inspektorët vendorë të AKU-së Ronaldo  Lika dhe Griselda Doksani është vendosur arrestimi, ndërsa materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, operacioni "Again".
Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati "Chlorfenapyr", si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit.
Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas informacioneve të marra se në një subjekt grumbulloheshin dhe eksportoheshin perime, për të cilat kishte paligjshmëri në eksportim, organizuan punën dhe finalizuan operacionin "Again".

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, konkretisht:
-M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve. Ky shtetas kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit "Chlorefenapyr", dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë;
-R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit M. Q., u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll