Familjarët e vëllezërve të vrarë Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj kanë kërkuar drejtësi para Gjykatës së Apelit.
Me lot në sy nëna 90 vjeçare e vëllezërve të vrarë ka kërkuar drejtësi nga shteti dhe nëse shteti nuk do të jap dënimin e merituar kriminelëve atëherë do të ketë vetëgjyqësi.
Nëna e Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj: Ju lutem shumë mos të fusin djemtë e tjerë në sherr por ta marrë hakun qeveria, shteti. Djemtë më kanë lënë fëmijët e vegjël, kush t’i ushqejë? Nëna 90 vjeç ti ushqejë?
Vëllai i Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj: Dua që kriminelët bashkëpunëtorët të marrin dënimin maksimal. Të marrin dënimin që u takon mos të na vrasin neve për së treti se dy vellëzer na ikën. Ju flas në emër të kësaj nënë 90 vjeçare që e po e qetësojmë dy herë në ditë në spital. Ju flas në emër të këtyre fëmijëve që ngelën në rrugë, që mbajnë potretin e babait në dorë nuk e kanë më babain përkrah. I lutem shteti ta dërgojë ligjin aty ku duhet, mos na detyrojnë të bëjmë vetëgjyqësi. Që të më vritën në qiell të hapur dy vëllezër pa asnjë shkak taksapagues të këtij shteti nuk e meritonin dy vëllezërit e mi.
Djali i mitur i Lavdimir Kurtajt: Babai im u vra pa faj. Ai po pinte kafe. Ndërkohë që ai erdhi atje (Altin Kuka) dhe i vrau./Versus.al








