AKTUALITET /

VIDEO/ Vrasja e vëllezërve Kurtaj, Gjykata e Apelit lë në burg autorët, familjarët me lot në sy kërkojnë drejtësi 

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Altin Kukën, dy djemtë e tij si dhe Ervis Kuka, Emaurisio Kuka, si edhe për bashkëpunëtorin tjetër, kushëririn Tomor Zyka, 67 vjeç.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vrasja e vëllezërve Kurtaj, Gjykata e Apelit lë në

Familljarët e vëllezërve të vrarë Lavdimir dhe Gramoz Kurtaj janë mbledhur para Gjykatës së Apelit për të kërkuar drejtësi.

Ndërkohë Gjykata e Apelit ka lënë në burg Altin Kukën, dy djemtë e tij Ervis Kuka, Emaurisio Kukën, si edhe për bashkëpunëtorin tjetër, kushëririn Tomor Zyka, 67 vjeç.

Gramos dhe Lavdmir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç u vranë me armë zjarri nga Altin Kuka,  i cili u vetëdorëzua në polici pas krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator 2024  në fshatin Roskovec, para një lokali të vogël në pronësi të familjes, Kurtaj, shumë pranë banesave të viktimave.

Altin Kuka kishte shkuar bashkë me të birin 21 vjeç për t’u sqaruar pas një konflikti që kishte pasur i biri me djalin e Gramoz Kurtajt. /Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: