
Fier- Altin Kuka, autori i vrasjes së dy vellezërve Kurtaj në Roskovec, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në gjykatë janë paraqitur po ashtu edhe dy djemtë e tij Ervis dhe Emauriso Kuka të dy të arrestuar për bashkëpunim në vrasje. Gjithashtu, para gjykatës ka dalë edhe Tomor Zyka, kushëri i autorit të ngjarjes, i cili dyshohet se ka fshehur njërin prej djemve.
Një sherr i nisur mes të rinjve përfundoi në tragjedi disa ditë më parë në Roskovec. Altin Kuka mbërriti në lokalin në pronësi të Gramoz Kurtaj ku ishte konfliktuar njëri prej djemve të tij. Konflikti degradoi deri në përplasje fizike ku Altin Kuka dyshohet se nuk ka qenë vetëm. Pas përleshjes, ai ka shkuar në mjetin e tij dhe ka nxjerrë armën e zjarrit duke lënë të vdekur dy vëllezërit Gramoz dhe Vladimir Kurtaj. Versus.al








