Ka përfunduar takimi në Bruksel, si pjesë e raundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, përfundoi pa “asnjë rezultat në temat e rëndësishme”.
Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t'i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t'i shtjellonin.
Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, fillimisht zhvillohen takime të ndara mes kryenegociatorëve të secilit vend, Besnik Bislmi dhe Petar Petkovic, me të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajcak. Më pas, nëse do të ketë vullnet nga palët mund të zhvillohet një takim I përbashkët trepalësh. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, tha se “koreografia” do të jetë e zakonshme.
“BE-ja gjithmonë synon të ketë takime trepalëshe, por kjo do të varet nga vullneti i palëve”., ishin fjalët e Petkovic.







