Ministria e Mbrojtjes u ka bë thirrje banorëve të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat e tyre për shkak të përhapjes së zjarreve në zonë.
Autoritetet kanë organizuar operacionet e evakuimit dhe u kërkojnë banorëve të bashkëpunojnë për t’u larguar në mënyrë të sigurt dhe pa rrezik.
Shërbimet e emergjencës dhe forcat e mbrojtjes civile po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë banorëve të prekur.
Ministria thekson rëndësinë e respektimit të urdhrave dhe bashkëpunimit me autoritetet në këto momente kritike.







