AKTUALITET /

"Nuredinit i dhashtë 50 mijë euro", Alibej: Ja sesi e organizova vr*sjen e Dorjan Shkozës

Shkruar nga Versus
"Nuredinit i dhashtë 50 mijë euro", Alibej: Ja sesi e
Erion Alibej, Nuredin Dumani

Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO ku rrëfeu disa prej ngjarjeve kriminale të porositura prej tij, i pandehuri Erjon Alibej ka treguar sesi pagoi vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin për eleminimin e Dorjan Shkozës.

Ndërsa për vrasjen e vëllait të Bujar Çelës, Alibej tha se makinën ia kishte dhënë një person të cilin e thërrisnin “Alban Qerosi” me të cilin kishte patur njohje vëllai i tij i ndjerë.

"Për vrasjen e Dorian Shkozës, unë i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro. Mbas ekzekutimit te vëllezërve Haxhia i dhashë pjesën tjetër. I ofrova 100 mijë euro në total për vrasjen e Dorjan Shkozës. I kam shpjeguar Nuredinit që mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML e zezë. Për vrasjen e Regis Runaj, është marrë Xhuljano Hoxha, nuk jam marrë unë me armët.

Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët", tha Alibej. Versus.al

Poll