AKTUALITET /

Pas dy muajsh arrati, kapet i dënuari që ia mbathi nga burgu i Shënkollit! U gjet në Tiranë

Shkruar nga Versus
Pas dy muajsh arrati, kapet i dënuari që ia mbathi nga burgu i
Daut Laze dhe burgu i Shënkollit

Lezhë- Policia ka arrestuar Daut Lazen, 49 vjeçarin i cili dy muaj më parë arriti të arratisej nga burgu i Shënkollit teksa po merret shërbim mjekësor të posaçëm më datë 4 shkurt.

Laze u kap nga policia e Tiranës në zonën e Astirit ku mendohet të ketë familjarët e tij. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga policia e Lezhës.

Prej dy muajsh i arratisuri me probleme të shëndetit mendor, lëvizte i lirë nëpër territor ndërkohë që duhet të ishte duke vuajtur dënimin për të cilin ishte arrestuar në vitin 2021 dhe 2024 për dhunë në familje.

Në shkurt, Laze nëpërmjet një llamarine të cilën e mbështeti tek muri mbi 4 metra i lartë arriti të largohej nga burgu. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: