Durrës- Një konflikt i ashpër është shënuar pas mesnate pranë rrethrrotullimit të Golemit ku dy persona janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 22 vjeçari Luiz Keqi.
Në kërkim është shpallur 36 vjeçari Shpëtim Dedja i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rastit të rëndë.
Ndërkohë, i riu po merr ndihmën mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Versus.al