AKTUALITET /

"Përse babi i la të vrisnin mamin?", avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, deklaroi se ky proces do të shërbejë për të sqaruar të gjitha dilemat e ngritura rreth ngjarjes dhe për të zbardhur të vërtetën tragjike të këtij krimi. Ai tha se familja, dhe sidomos fëmijët, presin përgjigje.

Shkruar nga Versus

"Përse babi i la të vrisnin mamin?", avokati i familjes

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është zhvilluar sot seanca gjyqësore për çështjen penale ndaj Naim Murselit dhe tre të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, deklaroi se ky proces do të shërbejë për të sqaruar të gjitha dilemat e ngritura rreth ngjarjes dhe për të zbardhur të vërtetën tragjike të këtij krimi. Ai tha se familja, dhe sidomos fëmijët, presin përgjigje.

“Besoj se kjo seancë duhet të japë përgjigje ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babai lejoi që hajni t’ia marrë jetën nënës?”, u shpreh Syla.

Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij. Ai tha se nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje, vetë do të kërkojë dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, i akuzuari Granit Plava zgjodhi të mbrohet në heshtje, kurse Kushtrim Kokalla u deklarua gjithashtu i pafajshëm. /Versus.al/

Poll