AKTUALITET /

Përurohet rruga ndërkufitare, Kurti: Pjesë e vogël e borxhit që i kemi Hasit

Shkruar nga Versus

Përurohet rruga ndërkufitare, Kurti: Pjesë e vogël e borxhit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, si dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, përuruan sot rrugën ndërkufitare Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj, projekt ky në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Me këtë rast, Kurti tha se përurimi i kësaj rruge është i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, por edhe për turizmin malor e kulturor, të dy republikave të të njëjtit komb.

“Kjo është një pjesë e vogël e borxhit të madh që kemi ndaj këtij komuniteti, që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare, përfundimit të rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapot, e cila ishte me vlerë prej 2.6 milionë euro, kjo rrugë që inauguruam sot, Gorozhup-Pogaj është në vlerë prej afër 1 milion euro dhe me gjatësi prej 3.7 kilometra.Rruga e përuruar sot i lidhë fshatrat, Gorozhup edhe Pogaj, që historikisht kanë qenë një dhe të cilat i bashkojnë familja, tradita dhe jeta e përditshme. Kryeministri theksoi se lidhja jonë me Shqipërinë, përveç se historike e shpirtërore, duhet të jetë edhe fizike, e pikërisht kjo rrugë që e inaugurojmë sot është një dëshmi për hapat konkretë në drejtimin e duhur”, tha Kurti. Versus.al

Poll