Tiranë- Ka shkuar në 25 numri i personave të arrestuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave. Në vijim të megaoperacionit “Tempulli 4”, është arrestuar një 24 vjeçar të identifikuar si O.V i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
I riu rezulton të jetë bashkëpunëtor i 20 vjeçarit Erdi Kurti i cili shpërndante drogë LSD (halucinogjene) të cilën e merrte me postë nga Serbia.
Ditën e djeshme, si rezultat i vijimit të megaoperacionit, u bë i mundur arrestimi i 24 personave, shpërndarës droge. Versus.al








