AKTUALITET /

Plagosi burrin në sy të djalit dhe u arratis me të dashurin, dorëzohet në polici gruaja në Fier

Shkruar nga Versus
Plagosi burrin në sy të djalit dhe u arratis me të dashurin,
I plagosuri Gledian Hoxhallari dhe gruaja e tij Melisa Hoxhallari

Melisa Hoxhallari, gruaja e cila në bashkëpunim me të dashurin e saj, plagosi bashkëshortin me armë zjarri më 5 janar, është vetëdorëzuar në policinë e Fierit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” ku Klement Beqaj shkoi në lokalin ku ndodhej Gledian Hoxhallari dhe qëlloi atë me armë zjarri duke e lënë të plagosur.

Dëshmitarët deklaruan asokohe se në vendngjarje ishte edhe Melisa dhe djali i tyre 10 vjeçar që pa gjithçka. Pas aktit të rëndë, Hoxhallari u arratis së bashku me të dashurin. Sot pas më shumë se 3 muajsh, ka marrë fund arratia e saj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: