AKTUALITET /

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, i riu qëllon kushëririn dhe arratiset (EMRAT)

Ervin Nela mori një plagë në pulpën e këmbës.

Shkruar nga Versus

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, i riu qëllon

Tiranë- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Princ Vidi” pas një konflikti mes kushërinjve Ervin dhe Mario Nela.

I plagosur ka mbetur Ervin Nela i cili mori një plumb në pulpën e këmbës dhe u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori, Mario Nela u arratis nga vendngjarja ndërsa dy të tjerë të identifikuar me inicialet G.N dhe E.N u arrestuan si bashkëpunëtorë të tij. Mbeten të paqarta rrethanat e konfliktit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll