
Nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri, ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, në Lozhan.
E pyetur nga gazetarët, Berdane Braçellari ka treguar si dëshmitare okulare versionin e saj mbi mëngjesin e datës 4 Qershor.
“Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali.
Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur dritarja e vicave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici. “
Pyetje – “Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?”
“Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”
Pyetje – “Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?”
“Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë “
Pyetje – A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?
“Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan”
Pyetje – A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?
“Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar. “
Pyetje – Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë
“Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë. “
Pyetje – A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?
“Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata. “
Pyetje – Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?
“Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.”
Pyetje – Do e takosh Violandin?
“Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të”
Pyetje – Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?
“Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”
Pyetje – A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?
“Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”
Pyetje – Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.
“Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete. “
Pyetje – Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?
“Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit. Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke, i thashë. Ishte shumë mashtrues.”
Pyetje – Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim
“Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë? “

