AKTUALITET /

"Policia babi ka vrarë veten"/ Burri i jep fund jetës në Tiranë, i biri merr 129 në telefon

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, kur shtetasi A.GJ njoftoi Sallën Operative se kishte gjetur të atin të pajetë në banesë. Viktima është një 81-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me mjet prerës.

Shkruar nga Versus

 

"Policia babi ka vrarë veten"/ Burri i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës në rrethana tragjike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, kur shtetasi A.GJ njoftoi Sallën Operative se kishte gjetur të atin të pajetë në banesë. Viktima është një 81-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij akti tragjik. Deri tani nuk raportohet për shenja dhune apo dyshime për ndërhyrje të personave të tjerë.

Autoritetet janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që pritet të merren në pyetje edhe familjarët për të kuptuar më shumë mbi gjendjen psikologjike të të ndjerit para aktit fatal.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Versus.al

Poll