AKTUALITET /

Prej 24 orësh banorët e Kukësit thithin tymin e mbetjeve të djegura! Vijon krimi mjedisor në Mamëz

Pavarësisht se në vendngjarje kanë mbërritur 2 makina zjarrfikëse dhe 10 efektivë, ende nuk janë shuar flakët.

Shkruar nga Versus

Prej 24 orësh banorët e Kukësit thithin tymin e mbetjeve të

Prej më shumë se 24 orësh qyteti i Kukësit dhe zonat përreth vijojnë të jenë të përfshira nga tymi i djegies së mbetjeve në zonën e Myç-Mamëzit.

Ditën e djeshme banorët e nisën mëngjesin të mbuluar nga tymi dhe po ashtu e mbyllën ditën. Sot e njëjta gjë përsëritet në një vend ku për të tretin vit radhazi bashkia djeg mbetje në vend që t’i trajtojë sipas standarteve mjedisore dhe ligjore.

“Edhe atë ajër që kishim të pastër, nuk e kemi më”- u shpreh dje njëri prej banorëve duke shprehur zemërimin nga ndotja që ka pushtuar gjithë qytetin dhe fshatrat përreth.

Prej 24 orësh banorët e Kukësit thithin tymin e mbetjeve të

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 makina zjarrfikëse dhe 10 efektivë të cilët nuk kanë mundur të shuajnë flakët, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Pavarësisht se kjo është ngjarje e përsëritur, asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë. Versus.al

Poll