AKTUALITET /

“Pse më pe?”, konflikti banal që solli pl*gosjen me armë te “Megatek”, arrestohet njëri prej vëllezërve

Autorët dhe të plagosurit nuk njiheshin më parë me njëri tjetrin.

Shkruar nga Versus

“Pse më pe?”, konflikti banal që solli pl*gosjen me

Tiranë- Është zbardhur konflikti i ndodhur pasditen e djeshme në parkimin e qendrës tregtare Megatek ku një person u plagos me armë zjarri në këmbë dhe një tjetër u dhunua me sende të forta.

Në pranga për ngjarjen ka rënë Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i makinës që u gjet e braktisur dhe dyshohej të ishte përdorur nga vëllai i tij G.M, 32 vjeç, autori i cili është ende në kërkim.

Konflikti mes autorëve dhe dy të plagosurve ka nisur për motive banale të tipit: “Pse më pe?” dhe “pse parkon aty?”.

Gjatë kontrolleve në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Nga përplasja e djeshme mbetën të plagosur Fabjo Arifaj i cili mori një plumb në këmbë dhe Grisjan Latifaj i cili u dhunua me sende të forta.

Ndërkohë, policia vijon të jetë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri. Versus.al

Poll