Tiranë- Është zbardhur konflikti i ndodhur pasditen e djeshme në parkimin e qendrës tregtare Megatek ku një person u plagos me armë zjarri në këmbë dhe një tjetër u dhunua me sende të forta.
Në pranga për ngjarjen ka rënë Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i makinës që u gjet e braktisur dhe dyshohej të ishte përdorur nga vëllai i tij G.M, 32 vjeç, autori i cili është ende në kërkim.
Konflikti mes autorëve dhe dy të plagosurve ka nisur për motive banale të tipit: “Pse më pe?” dhe “pse parkon aty?”.
Gjatë kontrolleve në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Nga përplasja e djeshme mbetën të plagosur Fabjo Arifaj i cili mori një plumb në këmbë dhe Grisjan Latifaj i cili u dhunua me sende të forta.
Ndërkohë, policia vijon të jetë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri. Versus.al







