AKTUALITET /

Punëtori humbi jetën pasi preu dorën gjatë punës, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit në Petrelë

Shkruar nga Versus

Punëtori humbi jetën pasi preu dorën gjatë punës,

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 dhjetor në fabrikën në fshatin Barbas, Petrelë. Viktima me iniciale M. P., dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën

‘Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën’, njoftoi policia.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: