
Bankieri Mark Carney, kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, mbajti fjalimin e fitores pak orë pas shpalljes së rezultateve që tregonin ringritjen e liberalëve pas një periudhe krize.
Carney pati një mesazh të drejtëpërdrejtë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump duke i thënë këtij të fundit se nuk do e lejojë që të depërtojë në Kanada dhe të marrë resurset e vendit.
“Siç e kam paralajmëruar prej muajsh, Amerika do tokën dhe resurset tona, ujin tonë, vendin tonë. Kurrë! Por këto nuk janë kërcënime të kota. Presidenti Trump po mundohet të na thyejë në mënyrë që Amerika të na zotërojë neve. Kjo nuk do të ndodhë kurrë! Por ne gjithashtu duhet të njohim faktin se bota jonë ka ndryshuar rrënjësisht”- u shpreh kryeministri kanadez në vazhdën e ‘luftës tregtare’ që SHBA ka hapur në disa fronte të botës. Versus.al








