Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llogara ku janë qëlluar me armë zjarri 22 kuaj të cilët përdoreshin nga pronarët e guidave për t’u bërë xhiro turistëve vendas dhe të huaj.
Mësohet se 4 prej kuajve janë vrarë, 3 janë plagosur ndërsa disa të tjerë nuk gjenden.
Shkak për këtë krim dyshohet të jetë bërë konkurrenca mes pronarëve të guidave për klientelën. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur para 4 ditëve, ndërsa një pjesë e kuajve ndaj të cilëve është qëlluar, ishin të lirë dhe nuk përdoreshin për guidat.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit/ëve. Versus.al







