
Studiuesi i njohur Auron Tare ka publikuar sot një reagim të fortë lidhur me gjendjen aktuale të një pjese të zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit, duke e shoqëruar me pamje të fundit që tregojnë degradimin e peizazhit natyror.
Tare rikujton se kjo zonë, e cila në vitet ’90 ishte parashikuar për ndërtime nga qeveria e asaj kohe (Berisha 1), u shpëtua nga urbanizimi falë ndërhyrjes së Fondacionit Butrinti, përkushtimit të ish-Ministres së Kulturës Arta Dade, më pas Edi Ramës, si dhe mbështetjes nga Kryeministri Fatos Nano dhe Presidenti Rexhep Mejdani.
“Në atë kohë, shpëtimi i Butrintit konsiderohej një nga veprat e mëdha të Partisë Socialiste pas vitit ’97”, shkruan Tare.
Por sipas tij, ajo çfarë ndodh sot në këtë zonë të mbrojtur është në kontrast të plotë me përpjekjet e dikurshme. Ai fajëson punën “e përkushtuar” të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe bashkëpunëtorëve të saj për gjendjen aktuale, që sipas tij flet vetë nëpërmjet pamjeve.
Postimi i plotë i studiuesit Auron Tare:
Kjo është pamja sot e një pjesë të zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjatë viteve 90 e destinuar për ndërtime nga Qeveria Berisha 1, u fut në mbrojtje falë përpjekjeve të Fondacionit Butrinti dhe Ministres së Kulturës Arta Dade e më pas Edi Rama, si dhe KM Fatos Nano dhe Presidenti Mejdani. Ishte nje nga veprat e mëdha të Partisë Socialiste të post 97së.
Sot falë punës të përkushtësuese të Ministres Kumbaro &Co pamjet flasin vetë./Versus.al