Në pikën kufitare të Muriqanit që ndan vendin nga Mali i Zi ka patur radhë kilometrike automjetesh të emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Italia për pushime.
Pritjet kanë zgjatur me orë të tëra. Udhëtarët kanë shprehur frustrim për shkak se për një distancë prej vetëm një kilometri u janë dashur të presin mbi dy orë në trafik ndërkohë që temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celcius.
Emigrantët kanë bërë thirrje për menaxhim më të mirë të fluksit të automjeteve që kthehen dhe për kushte minimale për fëmijët e të moshuarit gjatë orëve të gjata të pritjes. Versus.al