AKTUALITET /

Qëlloi me pistoletë në ajër, policia kap 23 vjeçarin të dehur në timon (EMRI)

Shkruar nga Versus
Qëlloi me pistoletë në ajër, policia kap 23 vjeçarin
Momenti i arrestimit

Tropojë- Një 23 vjeçar i identifikuar si Akil Gjongecaj u arrestua në Bajram Curri pasi u kap i dehur dhe me armë në makinë.

I riu dyshohet se kishte qëlluar më parë me pistoletë në ajër.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Bajram Currit, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak. Nga kryerja e testit të alkoolit, 23-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur. Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. Gj. ka qëlluar në ajër, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje”- njofton policia.

Ndërsa materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë së Tropojës për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll