AKTUALITET /

Qeveria kompenson 15 mijë ish-pronarë, fondi 30 mln eurosh shpërndahet deri të enjten

Nga ky vendim përfitojnë ish-pronarët tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtime publike apo ndërtime informale.

Shkruar nga Versus

Qeveria kompenson 15 mijë ish-pronarë, fondi 30 mln eurosh

Rreth 5200 familje, ose 15 mijë person do të përfitojnë një masë kompensimi për shkak të procesit të legalizimeve. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një konference me gazetarët ku bëri me dije se vlera totale do të jetë 30 milionë euro dhe se disbursimi do të bëhet deri të enjten.

Bëhet fjalë për kompensimin e ish-pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtime shtetërore, apo nga ndërtime për shkak të informalitetit.

“Sot, starton ky proces i cili do të finalizohet deri të enjten dhe secili nga 15 mijë individët do të ketë masën e kompensimit në vlerë sipas asaj që është përllogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në këto 5200 dosje që përfitojnë këtë masë kompensimi është ndjekur në rend kronologjik nga viti 2010-2024. Jo të gjithë subjektet ndër vite që kanë aplikuar dhe kanë marrë masën 70% përfitojnë nga ky kompensim, se një pjesë e dosjeve vërtetë kanë marrë 70%, por kanë pasur mangësi në dokumentacion, mos depozitimi në kohë i dëshmive të trashëgimisë. Pjesa tjetër me rifreskimin e dokumentacionit, dhe ata do të jenë përfitues të kësaj mase kompensimi. Pasqyrë të shkurtër të punës dhe veprimtarisë. Ish-pronarë që kompensohen në vlerë dhe sipërfaqe prone, për shkak se prona është zënë nga ndërtime publike dhe ish pronarë që prona e tyre është zënë për shkak të ndërtimeve informale”, tha Manja. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: