AKTUALITET /

Radhë të gjata në trafik, 'paralizohen' rrugët hyrëse drejt Tiranës (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Radhë të gjata në trafik, 'paralizohen' rrugët

Ditën e sotme rrugë të ndryshme të Tiranës kanë qenë thuajse të ‘bllokuara’ si pasojë e trafikut kilometrik të automjeteve.

Kryesisht në akset hyrëse të kryeqytetit qytetarët kanë raportuar për trafik që në orët e para të mëngjesit. Shkak mund të jetë bërë mënyra e menaxhimit të trafikut apo numri i shtuar i automjeteve në qarkullim duke marrë parasysh që emigrantët kthehen për festat e fundvitit.

Në rrethrrotullimin e njohur pranë zonës së quajtur “Pallati me Shigjeta”, ka patur trafik të lartë automjetesh për të hyrë në Tiranë. Radhët e gjata shkaktuan frustrim tek shumë prej drejtuesve të mjeteve. Versus.al

Poll