Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë ditën e sotme nga reshje shiu dhe dëbore në lartësinë mbi 600 metra. Për pasojë, të gjitha akset rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve.
Në disa prej segmenteve rrugore janë krijuar ngrica duke bërë që shoferët të kenë vështirësi gjatë qarkullimit.
Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre. Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Autoriteti rrugor shqiptar bën me dije se të gjitha akset janë të kalueshme dhe nuk paraqiten problematika. Versus.al







