AKTUALITET /

Sherr masiv me thika në Kamëz mes të miturëve, 4 të plagosur dërgohen te Trauma

Burime bëjnë me dije se janë 4 persona që kanë mbetur të plagosur, teksa veç thikave, gjatë sherrrit janë përdorur edhe sende të forta.

Shkruar nga Versus

Sherr masiv me thika në Kamëz mes të miturëve, 4 të

Një sherr mes të miturish ka ndodhur në Pedonalen e Bathores, Kamëz.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa dyshohet se janë goditur me mjetë presës (thikë). Të pesë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka thënë “Pse më shesh ashtu?”.

“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.

Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.” thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Poll