AKTUALITET /

Sherr në Tiranë, pl*goset me armë 34 vjeçari! Në 2018-ën, i shpëtoi atentatit nga njeriu i Martinajt

Hamajesi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën ''Aleksandër Moisiu''.

Shkruar nga Versus
Sherr në Tiranë, pl*goset me armë 34 vjeçari! Në
Juxhin Hamajesi, i plagosuri

Tiranë- Një konflikt i çastit në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ ka degraduar deri në përdorimin e armës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur në këmbë Juxhin Hamajesi, 34 vjeç.

Ai u paraqit në spital pak para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të plagosjes. I riu ndodhet në spital ku po merr mjekimin e duhur fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Hamajesi nuk është emër i panjohur për policinë. Ai kishte mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga njeriu i Ervis Martinajt, ish-efektivi Santiago Malko në zonën e Kinostudios. 34 vjeçari rezulton të jetë arrestuar në qershor të vitit 2021 për trafikun e klandestinëve sirianë. Versus.al

Poll