AKTUALITET /

Shisnin drogë në club-et e jugut, pranga 2 anglezëve, iu gjet ketaminë, MDMA dhe ekstazi (VIDEO)

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cocktail”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut.

Shkruar nga Versus

Shisnin drogë në club-et e jugut, pranga 2 anglezëve, iu gjet

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”, duke goditur një rrjet shitjeje të drogave të forta në zonat bregdetare. Në pranga ranë dy shtetas anglezë, të cilëve iu sekuestruan lëndë narkotike si ketaminë, MDMA dhe ekstazi, si dhe një shumë parash prej 6,185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara si fitime nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i policisë: 

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Cocktail”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në zonat bregdetare të qarkut.

Sekuestrohen 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje.

Vihen në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në Dhërmi, si dhe në automjetin e tyre, së bashku me një shumë parash prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. Versus.al

Poll