AKTUALITET /

Shkatërroi pajisjet e zyrës pas shkarkimit, lihet në burg ish-drejtori i AKU! Varaku: Ishte reagim i çastit

Gjatë seancës ku u konfirmua masa e sigurisë "arrest me burg", Varaku kërkoi falje duke u justifikuar se veprimet e tij ishin reagime të çastit dhe jo të menduara.

Shkruar nga Versus
Shkatërroi pajisjet e zyrës pas shkarkimit, lihet në burg
Elton Varaku

Gjykata e Durrësit e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e ish-kreut të AKU, Elton Varaku pas sulmit të këtij të fundit në ambientet e punë duke shkatërruar disa pajisje.

Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati u shpreh se ishte një reagim i çastit. Ai akuzohet nga prokuroria për shkatërrim prone dhe kanosje.

Pas marrjes së vendimit për largimin nga detyra, ish‑Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka shfaqur probleme në sjellje. Të premten ai u kthye në zyrë dhe shpërtheu në veprime të dhunshme. Gjatë këtij shpërthimi të tij, shkatërroi kompjutera dhe objekte të ndryshme pune, duke përdorur gjithashtu gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.

Policia e arrestoi në flagrancë pas marrjes së njoftimit nga ana e punonjësve. Gjatë dekadës së fundit, 41-vjeçari nga Shijaku ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në Durrës. Versus.al

 

Poll