Lezhë- Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zejmen ku një vajzë 16 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike teksa ecte në rrugë.
Mësohet se e mitura ka qenë duke shkuar në shtëpi, në momentin kur ka shkelur disa kabllo të zhveshura të energjisë elektrike duke humbur jetën në vend.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa ngjarja e rëndë tregon edhe njëherë papërgjegjshmërinë e organeve kompetente për garantimin e një infrastukture të sigurt të energjisë elektrike. Versus.al







