AKTUALITET /

"Shpresë në çdo rrethanë", drama që përball moralin me ligjin, në burgun e grave vihet në skenë "Gjurmët e Tebës"

Shfaqja e vënë në skenë brenda burgut të grave, solli në kujtesë se shpresa e ndryshimi mund të lindin në çdo rrethanë.

Shkruar nga Versus
"Shpresë në çdo rrethanë", drama që
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi në burgun e Pojskës

Brenda mureve të burgut të grave në Pojskë të Pogradecit, u soll në skenë një histori që preku thellë zemrat dhe përcolli një mesazh të fuqishëm shprese, reflektimi dhe humanizmi.

“Gjurmët e Tebës” erdhi si një dramë që pasqyron përballjen mes ligjit dhe moralit, dhimbjes dhe forcës për të ecur drejt dritës. Përmes artit, u dëshmua edhe një herë se shpresa dhe ndryshimi mund të lindin në çdo rrethanë.

Të pranishëm në aktivitet ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj, të cilët vlerësuan rëndësinë e nismave që mbështesin rehabilitimin, reflektimin dhe zhvillimin personal përmes artit.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e kësaj vepre dhe për interpretueset që, përmes performancës së tyre, sollën emocion, reflektim dhe mesazhe të forta për jetën dhe shoqërinë.

Nën regjinë e regjisores Sonila Kapidani dhe me mbështetjen e kapelanes Viktorie Taja, shfaqja përcolli mesazhe shprese dhe fuqie transformuese, duke dëshmuar rolin e artit si instrument i rëndësishëm në procesin e rehabilitimit.

Arti mbetet një urë shprese edhe aty ku jeta ka vendosur sfida më të mëdha. Versus.al

 

 

Poll