Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë detaje mbi masat e sigurimit të dhëna gjatëv vitit të kaluar ku bën me dije se masa e arrestit me burg zë më pak se 50%.
Sipas SPAK, për 2024-ën masa e arrestit me burg për korrupsionin zë vetëm 5.1% të totalit të masave të dhëna, ndërsa pjesën më të madhe e zënë ato për krim të organizuar.
“Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona.
Nga vlera totale:
• Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të totalit të masave.
• Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë "arrest me burg" zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të rregjistruara”- thuhet në postimin e SPAK në rrjetin social facebook.
Prokurorët e posaçëm kanë qenë së fundmi nën trysninë e politikës që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, me kryeministrin Edi Rama i cili shprehu haptas kritikat për masën e sigurisë të caktuar për kreun e bashkisë më të madhe. Si argument Rama përdori raportin e KE për numrin e lartë e të paraburgosurve, ndërsa e menjëhershme qe përgjigja e SPAK ku theksohej se numëri i të paraburgosurve me urdhër të prokurorëve të posaçëm ishte fare i ulët në raport me numrin e përgjithshëm. Versus.al








