AKTUALITET /

Situatë problematike në Finiq, zjarri afrohet pranë shtëpive, banorët dalin në qendër të fshatit

Shkruar nga Versus

Situatë problematike në Finiq, zjarri afrohet pranë

Ministria e Mbrojtjes njoftoi gjatë ditës së sotme se aktualisht në 24 orët e fundit plot 7 vatra zjarri janë aktive në vend. Më problematike situata paraqitet në Finiq të Vlorës ku flakët kanë depërtuar nga fshati Navaricë drejt Livinës.

Zjarri është afruar pranë banesave duke bërë që banorët të lënë shtëpitë e tyre dhe të mblidhen në qendër të fshatit.

Aktualisht po përdoret një helikopter dhe një avion për të shuar flakët. Versus.al

Poll