Dy anijet italiane me 40 emigrantët e paligjshëm, të cilat pritet të mbërrinin sot në portin e Shëngjinit, do të vijnë në vend ditën e nesërme.
Arsyet ende janë të paqarta, por ajo çfarë dihet deri më tani është se me dekretin e qeverisë italiane, kampi i Gjadrit do të shërbejë si CPR (Qendër Paraburgimi për Riatdhesim).
40 emigrantët pritet të mbërrijnë të ndarë në 2 anije. Pasi të zbarkojnë në Portin e Shëngjinit, do të dërgohen në kampin e Gjadrit ku do të kenë afat qëndrimi deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të vendosin të pranojnë riatdhesimin.
Këto janë emigrantët e parë që do të mbërrijnë për të qëndruar në kampin e Gjadrit pasi herët e kaluara, ata janë kthyer mbrapsht me vendim të gjykatës italiane. Versus.al








