Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), është drejt mbylljes së hetimeve për dosjen e fondeve të IPARD-it që lidhet me abuzimet me fondet e BE të cilat duhej t’u shpërndaheshin fermerëve shqiptarë.
Sot në SPAK u paraqit Reni Ashiku, njëri prej personave më të besuar t ëish-ministres Frida Krifca. Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC). Në hyrje të godinës shoqërohej nga avokatja e tij pasi pritet t’i komunikohet akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për dosjen e IPARD.
Kallëzimi për abuzimet u bë nga Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF) pas hetimeve mbi mënyrën sesi u administruan fondet për bujqësinë.
Me rekomandimin e OLAF, Bashkimi Evropian ndërpreu qindra milionë euro ndihma për fermerët shqiptarë nga program IPARD 3 pas hetimit mbi abuzimet në AZHBR për të cilat është e kallëzuar edhe ish-ministrja Krifca. Versus.al

