AKTUALITET /

SPAK godet grupin e pastrimit të parave, 4 të arrestuar! "Koka" në Itali, bashkëpunëtori i tij u kap në një vilë (EMRAT)

Kreut të grupit kriminal, Igli Kamberi i është komunikuar masa e sigurisë në burgun ku mbahet i arrestuar për vrasje.

Shkruar nga Versus
SPAK godet grupin e pastrimit të parave, 4 të arrestuar!
Igli Kamberi, kreu i grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar së fundmi një goditje ndaj një grupi kriminal që dyshohej se merrej me pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme. 

Mësohet se nga 10 masa sigurie të lëshuara, deri tani janë ekzekutuar 4 prej tyre.

Mes të arrestuarve është edhe Ergys Kastrati allias Bishja i cili dyshohet si një prej personazheve drejtues të grupit.

Ai u kap në një vilë pranë TEG-ut gjatë operacionit të forcave speciale.

Në Itali iu komunikua tjetër masë arresti, Igli Kamberit i cili dyshohet se është kreu i këtij grupi kriminal. Kamberi rezulton të jetë arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi italian. 

Sipas informacioneve, ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të apstrimit të parave, të cilat nga Italia i sillnin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti. 

Mbi 680 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit. Versus.al

Poll