Një shpërthim nga një bombul gazi ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, është lënduar një grua 64-vjeçare, e cila ka pësuar djegie të konsiderueshme.
E plagosura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.
'Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore', njoftoi policia.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. /Versus.al/







