
Tiranë- Një 30 vjeçar i identifikuar si Elvis Visha është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth orës 18:45 në zonën e Bathores.
I riu ka marrë plagë në krah dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekore në spital ku paraqitet në gjendje të stabilizuar.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes si dhe sqarimin e rrethanave që shkaktuan ngjarjen e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi. Versus.al
