
Rrogozhinë- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Gosë si pasojë e të cilave kanë mbetur të plagosur burrë e grua.
Dyshohet se autori është fqinji i tyre Shpëtim Osma dhe shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.
Policia ka mbëritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.
Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se Sami Disha ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Nadire Disha në bark.
Ndërkohë, autori është fshehur dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
"Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi). Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit", informoi sot policia. Versus.al







