AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, autori largohet nga vendngjarja

Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili është identifikuar nga Policia, por për arsye hetimi, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, autori largohet

Thumanë – Një tjetër incident me armë zjarri ka tronditur paraditen e sotme zonën e Thumanës. Rreth orës 11:00, në parkimin e një lokali, një automjet në pronësi të shtetasit K. M. është bërë shënjestër e të shtënave me armë zjarri, pas një konflikti të çastit që dyshohet se ka pasur motive të dobëta. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili është identifikuar nga Policia, por për arsye hetimi, nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili gjatë këqyrjes paraprake ka sekuestruar dy gëzhoja që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia ka nisur punën intensive për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Ndërkohë, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: