AKTUALITET /

Tragj*di në Greqi: Kamioni përplas makinën me shqiptarë, tre persona digj*n brenda brenda në automjet (VIDEO)

Sipas mediave ndërkombëtare, në automjetin e parë udhëtonin 4 persona, të moshave 59 vjeç, 61 vjeç, 57 vjeçe dhe një 49-vjeçare. Tre të parët humbën jetën nga zjarri, ndërsa e fundit shpëtoi.

Shkruar nga Versus

Tragj*di në Greqi: Kamioni përplas makinën me shqiptarë, tre

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Egnatia pranë Komotinisë, në lindje të Greqisë, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur.

Ngjarja u shkaktua nga një kamion me drejtues një shtetas bullgar, i cili përplasi dy automjete. Një nga mjetet shpërtheu në flakë pas përplasjes, duke rezultuar në djegien e tre nga katër pasagjerët që ndodheshin brenda. Personi i katërt arriti të shpëtojë nga flakët.

Sipas mediave ndërkombëtare, në automjetin e parë udhëtonin 4 persona, të moshave 59 vjeç, 61 vjeç, 57 vjeçe dhe një 49-vjeçare. Tre të parët humbën jetën nga zjarri, ndërsa e fundit shpëtoi.

Në automjetin tjetër ndodheshin 4 shtetas grekë, përkatësisht 36 vjeç, 28 vjeç dhe dy fëmijë 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i kamionit bullgar gjithashtu ka mbetur i plagosur, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by XanthiNea.gr (@xanthinea.gr)

Poll