AKTUALITET /

Tragjike në Kosovë! Shembet godina e pabanuar, humbin jetën 3 fëmijë

Shkruar nga Versus

Tragjike në Kosovë! Shembet godina e pabanuar, humbin jetën 3

Kosovë- Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një godine të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tre fëmijëve në vendngjarje. Viktimat raportohet se janë të moshës 15 dhe 14 vjeç. Ndërsa ende nuk dihet përse ndodheshin në ato momente në objektin e pabanuar.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rastit tragjik. Versus.al

Tags:

kosove

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: