
Policia ka arrestuar 43 vjeçarin L.Ç me banim në Kosovë. Ai është kapur teksa transportonte 23 kg e 65 gramë kanabis me automjetin e tij tip “Skoda”.
Ndalimi i tij është bërë në fshatin Laurshk të Fushë Krujës ku gjatë kontrollit iu gjet lënda narkotike që dyshohej se do të transportohej drejt Kosovës. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po vijon me hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Versus.al
