
Lezhë- Një shpërthim me tritol gjatë orëve të para të mëngjesit, ka tronditur picerinë “Amigo” në lagjen “Besëlidhja”.
Për pasojë janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen motivet apo rrethanat e ndonjë konflikti të mundshëm të pronarëve të picerisë që rezulton të jetë nën pronësi të Ilir Markvukajt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve. Versus.al








