Shkodër- Një turist bullgar është gjetur i pajetë në malin e Jezercës ku ishte aksidentuar dhe bllokuar prej disa orësh.
Autoritetet e kërkim shpërtimit, pikasën trupin e tij gjatë monitorimit me helikopter nga ajri. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e turistit tjetër i cili raportohet se ka kaluar në anën e territorit të Malit të Zi.
Agjencia e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje që turistët të kenë kujdes në zonat me rrezikshmëri të lartë dhe të ndjekin udhëzimet e guidës turistike. Versus.al








