AKTUALITET /

U kap me 800 kg dr*gë në gomone, GJKKO jep dënimin final për kreun e grupit

Shkruar nga Versus

U kap me 800 kg dr*gë në gomone, GJKKO jep dënimin final për

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot me 10 vite burg, Robert Myftarin i cili ishte marrë i pandehur për një sërë veprash penale të lidhura me trafikimin e drogës dhe veprimtarinë kriminale të organizuar.

Pas shqyrtimit të provave trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, vendosi shpalljen fajtor të Myftarit për veprat penale: -“Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë. Ndërsa GJKKO vendosi gjithashtu konfiskimin e një gomoneje të regjistruar në emrin e tij fillimisht dhe më pas në emër të M.D, djalit të bashkëpandehurit Ilirjan Duçellari. Gomonia u sekuestrua nga policia shqiptare në nëntor të vitit 2015 me 800 kg drogë. Versus.al

Poll